Bogujevci: Kosova kurrë nuk ka pasur kampion Evrope

Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, për gazetën kombëtare “Bota sot”, deklaroi se boksierja Donjeta Sadiku i siguroi medaljen e parë të artë evropiane boksit të Kosovës. Donjeta është  fituese e medaljes së artë për juniore.  “Donjeta është e edukuar, e sjellshme, punëtore, e talentuar. Ajo vjet ishte e dyta në botë, sivjet e para në evropian dhe dalëngadalë do të jetë e gatshme për Lojërat Olimpike. Nuk bëhet asgjë gjatë natës, por kjo vajzë që sa vjet është duke punuar në përgatitje, ka marr pjesë në turne të ndryshe dhe me punë sistematike, arrihen rezultatet. Kjo vajzë nuk i largohet përgatitjeve paradite dhe pasdite, kjo tërë kohën ka qenë në palestër dhe jo si moshataret e saja në kafiteri. Kjo punon me intensitet të shtuar dhe nuk di çfarë janë kafiteritë dhe për atë janë rezultatet e saja. Kjo është lindur për kampione. Ky titull do të thotë shumë për boksin e Kosovës. Asnjëherë Kosova nuk ka pasur boksier kampion të Evropës, dhe kemi pasur vetëm medalje të argjendta. Sami Buzoll dy herë ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa të bronzta unë, Nysret Rexhepi, Bajram Hashani dhe dy Aziz Salihu. Të arta kurrë nuk kemi pasur si boks, pa llogaritur xhudisten Majlinda Kelmendi, e arta e Kosovës”, tha Bogujevci.

 auto_1916172_842863909176153_1959515140389560117_n1474967554