Kosova shkëlqeu në gjysëmfinalet e turneut “Mimoza e Arte” në Hercegnovi.
Sonte u zhvilluan gjysëmfinalet e turneut”Mimoza e Arte” dhe dy meqe finale.Sonte finalen e boksoi Patriot Behrami kunder boksierit nga Bosna Ivan Blazevic të cilin e mundi binshëm dhe tregoi boks cilësor,Ndërsa në 64kg.Venhard Haziraj luftoi si luan dhe me rezultat 2 me 1 mundi boksierin Italian Cossenza Donato ku gjat tri raundeve shkembyen shum goditje dhe me merite Venhardi shpallet fitues .56kg.Besfort Merlaku boksoi për mrekulli kundër boksierit nga Shqipëria Krenar Zeneli i cili e lëndoi vetullen qysh në raundin e dyt dhe mjeku nuk nderpreu meqin dhe ne fund fitues 2 me 1 shpallet Zeneli pa merit por në finale do të boksoi Besfort Merlaku kundër boksierit nga Rusia.
Në 69kg. në nji luft jashtzakonisht të forte në mes Taulant Sejfijaj dhe Italianit Arecchia Vibcenzo gjat tri raundeve u tregua boks i forte dhe u shkëmbyen shum goditje dhe në fund 2 me 1 fitues shpallet Italiani edhe pse ndoshta këtë meq ka mund te shpallet fitues edhe Taulant Sejfijaj.
Nesër në finale 52kg.Liridon Tahiri kundër boksierit Italian pjesëmarës në Rio 2016 Manuel Cappai,81kg.Ardit Delijaj kundër boksierit të Shqipërise Arjon Kajoshit,dhe 81kg.Fisnik Muharremi kundër boksierit Malazez Aleksandar Brajkovic.
Gjyqtar kryesor në këtë turne Latif Demolli.Selektori Shefki Bogujevci dhe trajneri Kreshnik Shala u ndanë të kenaqur me boksin që treguan djelmoshat tanë në gjysëmfinale dhe presin që edhe në finale të kenë paraqitje të mir.