Sot u zhvilluan qerekfinalet e turneut ndërkombëtar Trofeu i Podgorices” Kosova në qerekfinale kishte 4 boksier 57kg.Erdonis Maliqi pësoi humbje 3 me 2 kundër boksierit mjaft të mirë të Izraelit Nassar Ahmad edhe pse Erdonisi dha gjithqka nga vetja por për nji anc të vogël humbi duelin,në 70kg.Dionis Mexhuani boksoi për mrekulli dhe me mjeshtri dhe teknik të përsosur mundi bindshëm 5 me 0 boksierin Norvegjez Helan Wik dhe u kualifikua për gjysëmfinale në 64kg.Qlirim Zeka edhe pse humbi boksoi si luan kundër Kampionit Botëror 2016 Turkut Erdemir Turgrulaan dhe në 64kg.Flamur Sejfijaj boksoi shumë mirë dhe me një luft të fort gjatë 3 raundeve dërmoi kundërshtarin nga Franca Monny Victorien dhe u shpall fitues dhe u kualifikue për gjysëmfinale ku nesër nga ora 14:00 në ring në gjysëmfinale do të paraqiten 5 boksier Kosovar 52kg.Shpejtim Bojoku,60kg.Drilon Thaqi,64kg.Flamur Sejfijaj,66kg.Gramos Berisha,70kg.Dionis Mexhuani.
Në këtë turne drejtësine është duke e nda ëdhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
Selektori Shefki Bogujevci u nda i kënaqur me boksin që treguan djelmoshat tanë dhe pret që edhe nesër të fitojn dhe të shkojnë në finale.