1 Medalje e arte 3 të argjenta dhe 1 të bronzt. Sot përfundoi turneu ndërkombëtar “Trofeu i Podgorices” ku në finale ishin 4 boksier Kosovar.52kg.Shpejtim Bajoku në nji lufte të vështire mundi boksierin Hungarez Alex Baki dhe u stolis me medalje të arte.60kg.Drilon Thaqi humbi nga boksieri Italian Merri Marco dhe mbeti me medalje të argjent 64.Flamur Sejfijaj pësoi humbje nga Kampioni botëror për të rinjë 2016 turku Erdemir Turgrulaan dhe u stolis me medalje të argjent poashtu të argjentën muar dhe Dionis Mexhuani pasi humbi nga boksieri Italjan Millas Naichel ku mjeku ndërpreu duelin për shkak të gjakderdhjes dhe me të bronztën u stolis Gramos Berisha.
Selektori Shefki Bogujevci u nda i kënaqur me këtë sukses ku Kosova kishte 7 boksier pjesëmarës dhe arriti të fitoi 5 medalje në konkurence të madhe prej 15 shtete me 136 boksier.
Në këte turne drejtësin ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.