K.B.Prizreni mbrëm me 17 qershor nga ora 18:00 organizoi Turneun ndërkombëtar”Turneu Memorial kushtuar Qlirimit të Prizrenit dhe k-dant Ekrem Rexha- Drini” në kët turne morën pjesë boksierët nga Shqiperia,Maqedonia dhe boksieret nga Kosova.
Hapjen solemne të turneut e bëri Kryetari i k.b.”Prizreni” Ruzhdi Rexha i cili kishte parapare para hapjes dhe një program artistik me valle kombëtare.
Gjithsejte u zhvilluan 11 duele kryesore dhe 5 paraduele.në këtë turne pati lufta të mira dhe u tregua boks cilsor dhe luftarak.
U dalluan meqet në mes të 57kg. Erdonis Maliqit “Drita Gjilan – Jozef Rrasi”Gjakova 137”, qe me rezultat të ngushte 2 me 1 fitues doli boksieri Gjakovar,69kg.Taulant Sejfijaj “Peje” mundi boksierin nga Ferizai Muhamet Sejdiun,poashti Besart Kurhasku “S.Center” mundi boksieri nga Maqedonia mjaft të forte Lulzim Ismajlin,Lufte e ashper u zhvillua në mes te 64kg.Nikoll Rrasit “Gjakova137” dhe boksierit nga Shqiperia Muhamet Mema ku gjatë tre raundeve u shkëmbyen shume të rame dhe disa herë boksierët u ishin në gjendje jo të lakmuar dhe me vendimin e gjyqtarëve ky meq u shpall baraz pa fitues.
Meq i mire u tregua në mes të Shkelqim Mujes “Prizren” dhe boksierit nga Maqedonia Aljim Nasufit ku fitues doli boksieri Prizrenes Shkelqim Muja,poashtu me interesim u pritke dueli në 81kg.Fisnik Muharremi – Lulzim Bajrami Maqedoni por ky meq nuk zgjati shum për arsye se qysh në raundën e pare me ndërprerje e fitoi boksieri Kosovar Fisnik Muharremi.
Juria shpalli dhe boksierët më të mire të turneut:
Boksieri me i mire:Shkelqim Muja
Tekniku me i mire: Taulant Sejfijaj
Qifti me luftarak:Nikolle Rrasi – Muhamet Mema
Shpresa e boksit:Drilon Thaqi
Meqet i referuanë : Latif Demolli,Aliriza Rexhepi,Kosove,Jani Nano,Saimir Piraj Shqiperi.Delegat Sylejman Voca.