FEDERATA E BOKSIT E KOSOVËS NUK KA PUSHIM

Dje federata ka njoftuar klubet të lëshojne boksierët në pushim veror nga 1 korriku deri me 1 gusht edhe pse disa klube veq dy jave kane lëshuar boksieret e tyre në pushim edhe pse nuk kane përfunduar ende garat në sistem të turneve.
Boksierët e disa klubeve të cilët janë të caktuar të marin pjesë në turne dhe në kampionate Evropiane nuk do të kenë pushim.
Federata e Boksit nuk ka pushim për arsye se që nga 19 qershori deri me 2 korrik ka dy vajzat në kamp Evropian në Bullgari dhe nga 02 – 09 korriku fillon Kampionati Evropian për femra në Sofje të Bullgarise,me 8 korrik është turneu ndërkombëtar”Qershori i Lirise” që organizon k.b.”Prishtina”,pastaj turneu ndërkombëtar për junior 23 – 27 gusht në Sofje të Bullgarise ku Kosova do të merë pjesë me 5 boksier,ku dhe do të bëhet përzgjedhja e boksierëve junior për Kampionatin Evropian për junior që mbahet në shtator në Albena të Bullgarise,pastaj kemi shansat që Kosova të merë pjesë pa kualifikime në Kampionatin Botëror për senior në Hamburg të Gjermanise me 2 boksier nga 25 gusht -02 shtator,turneu i boksit për femra juniore dhe seniore në Gliwice të Polonise 05-09 shtator,etj
Dhe boksierët reprezentues të cilet do të marin pjesë në këto gara do të vazhdojne me ushtrimet e perditshme që të jenë sa më të përgaditur për keto gara,dhe për ta nuk do te ketë pushim.

 

Untitled-1