NË FINALE KATËR BOKSIER NGA KOSOVA.
Në finale nesër me 26 gusht në turneut ndërkombëtar “Lokomotiv” 4 boksier nga Kosova ku 3 boksier luftojn për të arten dhe nji për të bronzet.” Sonte në gjysëmfinale shkëlqeu 60kg.Drilon Thaqi duke mundur bindshëm boksierin nga Greqia Antonios Kouvaris ku gjatë tri raundeve dërmoi boksierin grek me goditje të forta dhe të sakta dhe të njëpasnjishme dhe me rezultat bindshëm 3 me 0 u shpall fitues dhe në finale bokson kundër Bullgarit Georgi Georgiev.
Në finale 57kg.Erdonis Maliqi bokson kundër Bullgarit Ivan Naskov.në 70kg.Dionis Mexhuani pësoi humbje kundër Malazezit Milosh Krasniqit ku mjeku në raundin e dyte ndërpreu duelin për shkak rjedhjes së gjakut nga hunda gjatë gjith meqit,poashtu sonte në gjysëmfinale në +80kg.Leonit Kuqi fitoi me ndërprerje në raundin e pare kundër Bullgarit Abdrey Ermenchev ku referi në ring i numroi dy nogdaune boksierit bullgar dhe ndërpreu meqin,i riu Leonit Kuqi në fillim të raundit ju versul kundërshtarit me goditje të njëpasnjeshme dhe dërmoi boksierin bullgar dhe kështu detyroi referin të nderpres jet duel jo të barabarte dhe nesër në finale Kuqi për kundërshtar do të ketë Bullgarin Georgi Lefterov që sonte mundi boksierin Grek .
Ndërsa për medalje të bronzet në 52kg.Fatlind Terbava do të boksoi kundër Bullgarit Nikollay Atanasov.
Selektori Shefki Bogujevci edhe sot u nda i kënaqur me boksin që treguan boksierët tane.
Drejtësine në këtë turne ndan edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli