Drilon Thaqit medalja e arte dhe trofeu boksieri më perspektiv Sot me 26 gusht u zhvilluan Finalet e turneut ndërkombëtar “Lokomotiv” në Sofje të Bullgarise
Në finale Kosova kishte 3 boksier 57kg.Erdonis Maliqi boksoi kundër boksierit nga Rumunia Andrei Tobosaru ku ishte një meq mjaft i forte ku dy boksierët shkëmbyen goditje gjatë tri raundeve dhe në fund gjyqtarët fitues shpallen boksierin Rumun dhe Erdonis Maliqi u stolis me medalje të argjente,edhe pse selektori Shefki Bogujevci ka prit më shumë nga Maliqi që të stoliset me medalje të arte.
Në 60kg.Drilon Thaqi për kundërshtar kishte boksierin nga Suedia Broman Hampus dhe që nga raundi i pare dy boksierët filluan të shkembenin goditje të forta dhe gjatë gjith meqit nuk u kursyen asnjeri boksier dhe në një meq shum të mire dhe të barabarte pritej të shpallet fituesi dhe fitues u shpall me plot merit Drilon Thaqi i cili luftoi si luan dhe dha gjithqka nga vetja dhe tregoi se është një e ardhme e boksit Kosovar.
Drilon Thaqi u stolis me medalje të arte dhe fitoi trofene si boksieri me perspektiv.
Ne +80kg.Leonit Kuqi boksoi kundër boksierit vendor bullgarit Georgi Lefterov dhe Kuqi filloi qysh në fillim të raundit të pare ta marë inciativen në ring dhe të godet furishëm boksierin bullgar ku disa herë bullgari ishte në gjendje jo të lakmueshme dhe nga raundi i dyt boksieri bullgar Kefterov filloi të merë vetën dhe me përvojen që kishte filloi ti shmanget goditjeve të Kuqit dhe të plasoi kundergoditje dhe deri në fund të meqit nga dy boksierët u shkëmbyen shume goditje dhe në fund fitues u shpall boksieri bullgar Lefterov i cili kishte përvoje të madhe ndaj boksierit pa përvoje ndërkombëtare Leonit i cili u stolis me medalje të argjente por Kuqi tregoi se është boksier perspektiv dhe në të ardhmen pritet shumë nga ai.
Me medalje të bronzet në 70kg. u stolis Dionis Mexhuani .
Në këto finale drejtësine ndau edhe gjyqtari ndërkombetar Latif Demolli.