Donjeta Sadiku ka pësuar humbje në finale të turneut prestigjioz “Strandja” që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë. Boksierja jonë ka qenë rivale e barabartë me brazilianen Beatriz Fereira dhe vetëm nuancat kanë përcaktuar fituesen.
Duhet theksuar se Fereira është boksiere me shumë përvojë, madje ka fituar edhe medalje olimpike, ndërsa për Donjetën ky ishte vetëm meçi i tretë në konkurrencën e senioreve.
Trajnerët dhe zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës shprehen të kënaqur me atë që tregoi Donjeta në këtë turne dhe njëkohësisht janë të bindur se ajo ka një të ardhme të suksesshme.