Nesër me 05 qershor fillon Kampionati Evropian për femra në Sofje (Bullgari) Kosova përfaqësohet nga boksierja më e suksesëshme e Kosovës Donjeta Sadikun e cila tani bokson në konkurencen e senioreve në 60kg. do të ketë një konkurencë jashtëzakonisht të fortë për arsye të numrit të madh të pjesëmarseve se ky kampionat Evropian njiherit është edhe kualifikues për Lojrat Olimpike Tokio 2020.
Sipas fjalëve të selektorit Besim Brahimi i cili gjindet në përgaditjet përfundimtare me Donjeta Sadikun në kampin Evropian në Sofje nga 21 maj, shprehet i kënaqur me formen që ka arritur Donjeta Sadiku dhe është e gatshme për sfidat që e presin në kët kampionat Evropian.
Brahimi shpreson se Donjeta do të stoliset me medalje nga ky kampionat Evropian edhe pse është viti i parë në konkorencen e senioreve.
Donjeta Sadiku deri vitin e kaluar ka marë pjesë në garat e boksiereve të reja dhe në vitin 2015 është nënkampione e Botës,2016 kampione Evropiane dhe 2017 nënkampione Evropiane, dhe kët vite presim të vazhdojë me suksese edhe në kategorin e senioreve dhe të stoliset me medalje Evropiane.