LOJRAT MESDHETARE TARRAGONA (SPANJË) 22 QERSHOR – 01 KORRIK

Federata e Boksit të Kosovës, ka nisë me pergaditjet e ekipit të boksit që është duke u përgatitur prej disa ditësh në Shkodër të Shqipërisë.
Keto përgaditje janë mundësuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Kosova në Lojrat Mesdhetare do të përfaqesohet nga boksierët 56kg. Besfort Merlaku,60kg.Violant Sylejmani,64kg.Patriot Behrami,69kg. Dielli Vranoci, që do të synojnë medalje në Tarragona 2018.
Ata po përgatiten me përzgjedhësin e Kombëtares, Shefki Bogujevci i cili është i kënaqur me formën e boksierëve tanë.
“Prej disa ditësh jemi duke u përgatitur në Shkodër bashkërisht me Kombëtaren e Shqipërisë, ku do të zhvillojmë përgatitje deri më 21 qershor.
Jemi optimist se nuk do të kthehemi pa medalje nga Tarragona, por së pari urojmë të kemi edhe fat në short”, deklaroi Shefki Bogujevci.
Në ekipin e Kosoves do të jetë dhe gjyqtari ndërkombëtar AIBA Latif Demolli që do te ndajë drejtësinë.