Sot u zhvilluan Finalet e Turneut ndërkombëtar për femra “Balkan”.
Donjeta Sadiku edhe pse e lënduar nē dorën e majtë nga meqi i gjysmëfinales dhe mbrëm mori ingjeksion nga mjeku sot u paraqit në finale kundër boksieres luftarake nga Brazili Gomez Gleisiele dhe gjatë gjithë meqit shkëmbyen goditje të njëpasnjëshme edhe pse Donjeta me dorë të majtë të lenduar tregoi se është një luaneshe e ringut, edhe pse gjyqtarët fitoren ja dhanë boksieres braziljane këtë ja mundësoi referi në ring i cili lejoi boksieren Gomez të godet me goditje të pa pasterta dhe jo të lejuara mbas koke dhe mbas shpine.
Donjeta në këtë turne pati 3 fitore dhe 1 humbje që është sukses ku kishte shtete nga 3 kontinente, dhe Donjeta vazhdon tutje përgaditjet për Kampionatin Botëror që mbahet në Nentor në Nju Delhi të Indisë.
Trajneret Besim Brahimi dhe Marjola Sallauka u ndanë të kënaqur me formen dhe boksin që tregoi Donjeta.
Drejtësinë ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli që u dekorua me Mirnjohje.