ARDIT DELIJAJ I ARGJENTË NË TURNEUN “BOCSKAI ISTVA ” HUNGARY

Sot në Finale Ardit Delijaj pësoj humbje nga bokseri Holandez Artjom Kasparian edhe pse filloj Delijaj të boksoj mirë gjatë raundit të parë dhe gjatë gjithë raundit të dy boksierët respektun njëri tjetrin dhe u shkëmbyen pak goditje.
Dhe pas përfundimit të raundit të parë pas një dhimbje në shpinë që e hetoj Delijaj trajneri Shefki Bogujevci dorëzoj meqin.
Medalja e Argjent është sukses për Ardit Delijaj, dhe boksin Kosovar, pasi që kjo është medalja e dytë nga ky turne i cili është nder turnet më të mëdha në Evropë, medaljen e parë të bronzët e fitoj në 64kg. Naser Shala kurse medalje e argjent Ardit Delijaj.
Shefki Bogujevci u nda i kënaqur me boksin që tregoj Ardit Delijaj dhe pret në të ardhmen shumë nga ai.
Në kët turne morën pjesë 27 Shtete dhe 182 boksier ku në mesin e tyre kishte edhe fitus të medaljeve evropiane e botërore.
Në finale drejtësin ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar AIBA Latif Demolli i cili u vlerësua me not të lart nga delagati i Turneut.