Në qerekfinalet e turneut ndërkombëtar “Strangjat” dy boksierët Kosovarë edhe pse humbën treguan boks jashtëzakonisht të mirë kunder boksierëve medalist nga Kampionatet Botërore, 64kg.Dielli Vranoci në një meqë të barabartë pësoi humbje nga boksieri i Ukraines Khartsyz Yeroslav ku gjatë tre raundeve shkëmbyen goditje nga të dy anët në një luftë jashtëzakonisht të mirë, 69kg.Patriot Behrami përballë pati boksierin e Kazakistanit Zhussupov Abisludhan medalistin e kampionatit Botëror dhe pjesëmarës në ligën profesionale WSB njëri ndër boksierët më të mirë të Kazakistanit, dhe gjatë tre raundeve nuk respektoi kundërshtarin dhe luftoi si luan në një lufte që ngriti shikusit në këmbë dhe ju duartrokiten gjatë terë meqit, dhe në fund gjyqtarët fitues shpallen boksierin nga Kazakistani.
Në këtë turne drejtësinë po ndane edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli i cili vazhdon ta përfaqësoj Kosovën në këtë turne i cili është turneu më i madhi në Evropë e më gjerë.
Trajneri Besim Brahimi u nda i kënaqur me boksin që treguan djelmoshat tonë në mesin e boksierëve fitues të medaljeve Evropiane, Botërore e Olimpike nga 40 shtete të 5 Kontinenteve.