LOJRAT EVROPIANE MINSK 2019

Ekipi i boksierëve Shpetim Bajhoku, Patriot Behrami, Artdit Delijaj, selektori Shefki Bogujevci dhe boksierja Donjeta Sadiku, selektori Besim Brahimi do të udhëtojne në përgaditje speciale në Hercegnovi (Mali i Zi), ku së bashku me ekipin e Bosna e Hercegovines dhe Malit të Zi do të bëjnë përgaditjet e përbashkëta për Lojrat Evropiane Minsk 2019.
Në Hercegnovi ekipi do të qëndroj deri me 16 qershor, ku pastaj ekipi do të paiset me uniforma që do të prezentohet Kosova në këto Lojëra dhe nisja për Minsk i ekipit të boksit është me 19 qershor.
Në këto Lojra Evropiane Kosova përfaqësohet nga 5 garues të xhudos, 4 të boksit, 1 karate, 1 shigjetar dhe 1 pingpongist.
Boksi pas xhudos është ekipi i dytë më i madhi që do ta përfaqësoj Kosovën në Lojrat Evropiane Minsk 2019.