Kosova me 3 medalje në turneun ndërkombëtar të boksit në Çeki


Fjolla Qunaj e Artë, Lirie Mazreku dhe Ana Maria Koni të argjenta në turneun ndërkombëtar në Çeki.
52kg Fjolla Qunaj boksoi kundër boksieres Polake Dorota Wawszczyk ku gjatë 3 raundeve dominoi në ring duke plasuar goditje të njëpasnjëshme boksieres Polake dhe bindshëm me rezultat 3 me 0 Fjolla Qunaj shpallet fituese dhe stoliset me medalje të arte.
57kg Lirie Mazreku boksoi kundër boksieres Çeke Natalia Kozubikova, në një meqë jashtëzakonisht të forte dhe pervoja bëri të veten dhe fituese shpallet boksierja Çeke Natalia Kozubikova dhe kështu Lirie Mazreku mbetet me medalje të argjent.
60kg Ana Maria Koni boksoi kundër boksieres Çeke Kristyna Vaclavikova, në një duel i fortë, ku u shkëmbyen shumë goditje të forta nga dy boksieret gjatë 3 raundeve dhe në fund gjyqtarët fitues shpallen boksieren Kristyna Vaclavikova dhe kështu Ana Maria Koni po ashtu mbeti me medalje të argjente.
Trajnerja Marjola Sallauka u nda e kënaqur me paraqitjen e boksiereve tona, për arsye se boksiereve Kosovare ju mungon edhe përvoja ndërkombëtare.
Drejtësin në këtë turne ndërkombëtar ndau edhe gjyqtari ndërkombëtare Latif Demolli.
Ky është edhe një sukses i boksit Kosovare në arenen ndërkombëtare.