DONJETA SADIKU BART FLAMURIN NË CEREMONINË E HAPJES TË L.E. MINSK 2019

Shkaku i vonesave me fluturimin nga Prishtina në Stamboll, ekipit kosovar në përbërje prej Agron Kuka, kryetar i federatës së xhudos, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, i është pamundësuar prezenca në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane.
Akili ka qenë i planifikuar ta bart flamurin e Kosovës në ceremoninë e hapjes, 
Me këtë rast, Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur që në ceremoninë e hapjes flamurin ta bartë boksierja, Donjeta Sadiku, kampione e Evropës për juniore “Ordu 2016” dhe nënkampione e botës për juniore “Taipei 2015”