Ekipi i Kosovës në boks sot u kthye nga Lojrat Evropiane Minsk 2019 ku bëri paraqitje të mirë edhe pse nuk arritën të stolisen me medalje por treguan se janë ndër më të mirët në rajon dhe të barabartë me boksierët evropian, ku tregon fakti se Patriot Behrami ishte ndër 8 më të mirët në 69kg. dhe u rendit i 5 në këtë kategori.
Ekipi përbëhej nga 1 boksiere 60kg.Donjeta Sadiku, 3 boksierë 64kg.Shpetim Bajoku,69kg.Patriot Behrami,81kg.Ardit Delijaj dhe trajneret Shefki Bogujevci,Besim Brahimi.
60kg. Donjeta Sadiku dha maksimumin edhe pse ajo u rikthye nga një lëndim i pësuar muaj më parë në doren e djathtë ku për disa ditë pushoi.
Donjeta Sadiku dha gjithqka nga vetja e sidomos dy raundet e fundit por vendimi i gjyqtarëve ishte kundër saj dhe sipas gjyqtareve fitorja I takoi boksieres Daneze Frstholm.
64kg.Shpëtim Bajoku pësoi humbje 4 me 1 me vendim të gjyqtarëve në rrethin e parë të garave të boksit nga izraeliti Ahmad Shtiwi, por mendojme se Bajoku kët meq e ka fituar 2 me 1 me raunde por gjyqtaret menduan ndryshe dhe fitoren ja dhuruan boksierit Izraelit Ahmad Shtiwi
Bajoku 19 vjeqar për herë të parë garoj ne ndeshjet nderkombetare në konkurencen e seniorëve dhe tregoi se ka një të ardhme te shendritshme dhe në tē ardhmen presim shum nga ai.
69kg.Patriot Behrami që në fillim me short kaloi një gjiro pa luftë dhe ne garat eliminuese në duelin e parë ka shënuar fitore ndaj kroatit Marko Zheljko, dhe kualifikohet në garat e mëtejshme , në meqin e radhes bokson kunder boksierit Italian Mangiacapre Vincenzo me pervojē të madhe nderkombëtare dhe fituesin e medaljeve Evropiane .Boterore dhe medalist Olimpik nga Londra 2012, Behrami hyri i bindshë për të fituar dhe nuk respektoi fare kundershtarin e mirnjohur me pervojë të madhe nderkombëtare dhe luftoi si luan gjat tre raundeve ,dhe me plot merit gjyqtarët shpallen fitues Patriot Behramin,dhe kualifikohet në qerekfinale në luftë pë medalje.
Patriot Behrami në luftë për medalje humbi nga nënkampioni Olimpik Rio 2016 Lorenzo Sotomayor nga Azerbejdzhani por tregoi shpirt luftarak dhe dëshmoi se është e ardhme e boksit Kosovar.
Arritja ndër 8 boksierët më të mirë të Evropës nga 32 pjesëmarrës në Lojërat Evropiane Minsk 2019, është sukses i madh për boksierin Behrami i cili u rendit në vendi i 5 në 69kg.
81kg. Ardit Delijaj bëri paraqitje të mire edhe pse shorti nuk ishte në anen e tij pasi qysh në meqin e parë kishte pë kundershtar boksierin me pervojë të Armenisë Gor Nersesyan dhe pësoi humbje pasi u lëndua .Boksieri i Armenisë Gor Nersesyan arriti në gjysemfinale dhe fitoi medaljen e bronzët .Kjo ishte një pervojë nderkombetare për Arditin dhe në të ardhmen presim shumë nga ai.