FEDERATA E BOKSIT VAZHDON ME GARAT

1)KAMPIONATI EVROPIAN U14 (SHKOLLAR) TBILISI (GEORGIA) 02 – 12 GUSHT
Përfaqesuesja U14 e Kosovës në boks me 01 gusht udhëtojnë për Tbilisi të Gjeorgjisë ku do të marin pjesë në Kampionatin Evropian për të Reja U14 të boksit ku marin pjesë boksieret nga 30 shtete.
Ekipi I Kosovës përbëhet nga boksieret :44kg.Erinda Veliu, 64kg.Alnera Brahimi, trajneri Besim Brahim dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli që do të ndajë drejtësinë.
Ky kampionat është i mirseardhur për boksieret tona që të tregojnë aftesitë e tyre luftarake dhe të stolisen me medalje nga ky kampionat Evropian.

2) TURNEU NDËRKOMBËTAR PËR FEMRA “BALKAN” BOTEVGRAD (BULGARIA) 02- 07 GUSHT
Nga 02 – 07 gusht Kosova do të mare pjesë në turneun e madh ndërkombëtar për femra youth dhe seniore “Balkan” në Botevgrad të Bulgarisë.
Kosovën do ta përfaqësoj boksierja 52kg.Fjolla Qunaj me trajneren Marjolla Sallauka.
Besojmë dhe shpresojmë se Fjolla do të sjellë medalje nga ky turne që është më i madhi në Evropë, dhe të përsërit suksesin që beri në Qeki ku fitoi medaljen e artë.