KAMPIONATI EVROPIAN U18 PER TË RINJË (YOUTH) 02- 11.09.2019 SOFIA (BULLGARI)

EUBC Youth European Boxing Championships – Sep 2/11, 2019 (Sofia, Bulgaria).
Kombëtarja e Kosovës U18 në boks nesër me 02 shtator udhëtonë për Sofje të Bullgarisë ku do të marin pjesë në Kampionatin Evropian U18 të boksit ku pjesëmarës do të jenë boksierët nga 32 shtete.
Ekipi i Kosovës përbehet nga boksieri 69kg.Erdonis Maliqi, trajneri Nazim Halili dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
Selektori Shefki Bogujevci ka paraparë që në kët kampionat Evropian të dërgoi vetëm Erdonis Maliqin i cili është i 5 në dy kampionate Evropiane për kadet U14 dhe junior u16 dhe në luftë për medalje vitin e kaluar është demtuar, dhe besojmë se në kët kampionat Evropian do të arrij të stoliset me medalje.
Sipas fjalëve të trajnerit të Erdonis Maliqit, Nazim Halilit Erdonisi është në forme të mire dhe i përgaditur maksimalisht për kët kampionat Evropian dhe pret medalje nga ai.