Patriot Behrami nuk arriti të vazhdojë garat e boksit në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokyo 2020 që po mbahet në Londër të Britanisë së Madhe.
Boksieri ynë, 20-vjeçar, u mund nga francezi Wahid Hambli, 29-vjeçar, në luftën e parë të kategorisë deri në 69 kilogramë.
I urojmë më shumë fat në garat e ardhshme ndërkombëtare Patriotit.
Nesër garon Donjeta Sadiku, në 1/8 e finales së kategorisë -60 kg.