Bordi i FBoxK-së mbajti mbledhjen e rregullt, dhe pika kryesore ishte fillimi i stervitjeve.
Bordi i Federatës së Boksit, ka analizuar të gjitha aspektet e gjendjes aktuale dhe sipas situates që është, ka konstatuar se boksi si sport Individual ka rrezikshmëri më të vogël për fillimin e stervitjeve dhe Bordi i FboxK ka marr vendim: që klubet pjesërisht të kthehen në stërvitje në fillim të qershorit, 01\02 qershor, dhe gjithnjë duke respektuar rekomandimet e Institutit të Shendetit Publik dhe Ministrisë së Shendetësisë.
Klubet gradualisht të rikthehemi në stervitjet e rregullta në objektet sportive dhe në ambiente të hapura që boksierët të fillojnë të fitojnë formën e duhur për vazhdimin e garave.
Të kujtojmë që stërvitjet janë ndërprerë në muajin mars për shkak të paraqitjes së koronavirusit.
1).Bazuar në planin hartuar, është paraparë që stërvitjet e klubeve të fillojnë me 01/ 02 qershor, në grupe të ndara, senior, të rinjë, junior dhe femra.
Të gjitha hapësirat sportive së pari duhet të dezifektohen sipas këshillave të OBSH, MSH dhe IKSHP.
Në stërvitje do të marrin pjesë maksimalisht 8 persona .duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 m . gjithnjë duke e respektuar protokolet mjekësore .
2).FboxK ka paraparë fillimin e stervitjeve të klubeve poashtu dhe përgaditjeve ( bazike malore) me boksieret cilsor (djem dhe vajza) të kombetares së Kosovës të ndarë në 3 grupe
a).Boksierët senior
b).Boksierët junior dhe të rinjë (17-18 vjeqar)
c).Boksieret (femrat) senioret ,junioret dhe të rejat (17-18 vjeqare)
Përgaditjet do të fillojnë me grupin e pare senior nga fundi i muajit maj,dhe pastaj me grupet tjera.
Pergaditjet bazike do të zhvillohen në lartesi mbidetare 1000-1200 metra,ushtrime forcë,kondiciuon,qendrushmeri 3 herë në ditë.
Do të ketë masa të rrepta kundër pandemisë së koronavirusit ku ekipi i boksit do të akomodohen nga një person në dhomë, madje edhe ushqimin do të jetë veqmas .
Stervitjet do të zhvillohen në grupe me nga 8 persona në distance 1.5 – 2 m.,si në palestra ashtu edhe në natyrë,ndersa vrapimin e mengjezit do ta bëjë gjithë ekipi duke ruajtur distancen 1.5-2 m.
3).FBOXK ka paraparë që garat vendore të fillojmë në fund të muajit qershor ose në fillim te korrikut me turneun “Lah Nimani”.
Ndërsa garat ndërkombëtare Federata Botërore AIBA na ka njoftuar për mbajtjen e Kampionatit Botëror për të rinjë djem dhe vajza në Kelc të Polonisë 02-09 nëntor 2020, ndërsa Federata Europiane EUBC me 20 qershor do të bëjë ndryshimin e kalendarit të garave 2020 dhe do të na njoftojë me kohë.