SHTYHET TURNEU NDËRKOMBËTAR “LAH NIMANI”

Te nderuar sportsite, trajnere, zyrtare dhe dashamire te boksit,

Siq po vëreni, Kosova po kalon valen e dytë të pandemisë me numer të shtuar të të infektuareve me Corona virusin Covid-19. Numri i të infektuarëve në baza ditore e ka kaluar 200 dhe ka tendence të rritjes.
Nisur nga fakti se Federata e Boksit, ne rend të pare, e ka ruajtjen e shendetit te sportistëve, perkunder pergatitjeve te bera në teresi dhe perkundër konfirmimeve për pjesemarrje të boksereve nga shtetet fqinje, në konsultim me MKRS dhe KOK dhe duke përfillur rekomandimet dhe masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës (në bashkepunim me MSH dhe IKSHP), ka vendosur ta shtyej turneun tradicional të 12 me radhë të Boksit për kategorite e reja “Lah Nimani” i paraparë të mbahet në Prishtinë, me 18 Korrik 2020
Turneu shtyhet per kohë të pacaktuar!
Kerkojmë mirekuptimin e partnerëve te FboxK, sportistëve, trajnerëve, gjyqtarëve, delegatëve, zyrtarëve dhe shikuesve per ketë vendim qe vjen si rezultat i zhvillimeve me Pandeminë!
Në nderkohë, të gjithëve qytetarëve të Kosovës, u deshirojmë shëndet të mirë dhe respektim të tri kushteve elementare si parakusht i parandalimit te perhapjes se virusit: Veje maskën, mbaje distancen, pastrojë duartë me ujë e sapun dhe ruaje veten dhe njerzit e tu të dashur! Keshtu e mbrojme Kosovën, ekonominë dhe sportin!

Vendimi i Qeverisë i dates 13 korrik 2020
Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarin e çerdheve publike dhe private; aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Me respekt,
Latif Demolli, zedhenes i FBOXK