Federata e Boksit e Kosovës konfirmon pjesëmarrjen në dy turnet ndërkombëtarë.
“Boksierët (meshkuj) dhe boksieret (femrat) të Kombëtares së Kosovës në boks do të marrin pjesë në dy turnetë ndërkombëtarë në muajin tetor.
1.Turneu ndërkombëtar “Grand Prix” në Zagreb (Kroaci) 07 – 11 tetor 2020.
2.Turneu ndërkombëtar “Balkan” në Botevgrad (Bullgari) 19 – 25 tetor 2020.
Federata e Boksit e Kosovës vazhdon sipas plan-programit të paraparë me përgatitjen e kombëtares së Kosovës dhe paraqitjen e boksierëve dhe boksiereve në turnet e boksit, sipas peshave të kërkuara nga nikoqiri i cili bën organizimit e turneve.
Këto turne janë të mirëseardhura për boksieret tanë para gares kryesore qe është Kampionati Evropian U22 në Olbia (Itali) me 08 – 18 dhjetor 2020”, njofton FBOXK.