SEMINARI PËR GJYQTARË, DELEGAT DHE MJEK SPORTIVË

Federata e boksit e Kosovës përkatësisht Shoqata e gjyqtarëve te boksit sot me 26.09.2020 mbajti seminarin dhe kollokfiumin (provimet) për gjyqtarë ,si dhe pranimin e 2 gjyqtarëve të rinje, si dhe seminarë për delegate dhe mjek sportive.

Para fillimit të sezonit vjeshtor të garave në boks shoqata e gjyqtarëve mban seminarin dhe kollokfiumin (ripërtrirje të diturise, provime) për gjyqtarë të boksit që të jenë sa më të afte për gjykimin real dhe drejtimin e meqeve gjatë sezonit vjeshtor.

Ky seminar ishte me rëndësi për arsye të ndryshimit të disa rregullave teknike në boks dhe ndryshimi i disa vendimeve të gjyqtarëve.
Ligjerues për gjyqtar ishin gjyqtarët me licence ndërkombëtare AIBA Latif Demolli, ndërsa tema kryesore të këtij seminari ishin ”Ndryshimet e disa rregullave në poentim dhe ndryshimi dhe plotësimi i disa rregullave teknike në bokse”.

Gjithashtu gjyqtarët u njoftuan për ndryshimet më të reja gjatë një meqi për shkak të virusit Covid19 që ka kapluar globin, dhe garat do të mbahen sipas udhëzimeve gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH, MSH, IKSHP dhe sipas vendimit të B.E. të FboxK , gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 m.

Sylejman Voca, informuan mbi punën e delegatit para fillimit të meqit dhe deri me përfundimin e meqit dhe kompetencat e tyre, garat që do të mbahen sipas udhëzimeve gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH, MSH, IKSHP dhe sipas vendimit të B.E. të FboxK, gjithni duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 m.

Nga delegatët prezent ishin Nadir Shllaku dhe Milazim Demolli, ndërsa mjeku Agron Kamberi ligjeroj për mjeksinë sportive dhe për kontrollimet mjekësore gjatë një viti dhe kontrollimet para meqeve që janë të domosdoshme, dhe kush ka të drejtën të boksoje.

Ky seminar ishte seminarë me randesi për arsye të interesimit te madh për njohjen e ndryshimeve dhe plotsimeve më të reja nga rregullat teknike të AIBA-së.