Kombëtarja e Kosovës është gati për sfidat e radhës në boks.
70 kg Alnera Brahimi pati short të mirë dhe një xhiro e kalon pa luftë dhe ne gjysmëfinale takohet me boksieren e Estonisë, Aleksandra Meliss.
Ndërsa përfaqësuesi tjetë, 57kg Dalmat Salihaj takohet në të tetën e finales me boksierin bullgar, Angelov Lyubomir.
Ekipi i Kombëtares së Kosovës për juniorë në Kampionatin Europian që mbahet deri me 3 dhjetor në Sofje (Bullgari).
Ekipi përfaqësohet nga Dalmat Salihaj dhe Alnera Brahimi, selektori Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli”, njofton Federata e Boksit të Kosovës.