Gjyqtarit ndërkombëtar të boksit, Latif Demolli, i ka takuar “Çmimi Special 2020”.
Demolli prej shumë vitesh ndanë drejtësinë në kampionate evropiane dhe gara tjera ndërkombëtare, duke krijuar reputacion të lartë në Federatën Evropiane të Boksit.
Gjatë vitit te kaluar, garat në të cilat ndau drejtësinë Demolli ishin kampionatet evropiane për të rinj, në të cilat referoi edhe në finale.