Sot garoi edhe boksieri Bashkim Bajoku, i cili u mund nga irlandezi, Brendan Irvine, kategoria 52 kg. Irvine ishte medalist i argjendtë në Lojërat Evropiane Baku 2015.
Turneu “Strangja” vlerësohet nga më të fortit në Evropë.
Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar të boksit “Strangja 2021”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Sadiku është mposhtur sot nga Karina Ibragimova e Kazakistanit, kategoria deri në 60 kg.
Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, gjyqtarët i mohuan fitoren Sadikut.
Donjeta, që dje shënoi një fitore, mbetet shpresa e vetme e boksit për të fituar normën olimpike Tokio 2020.