Shoqata e gjyqtareve te boksit sot me 17.04.2021 mbajti seminarin, kollokfiumin dhe provimet për gjyqtarë, si dhe pranimin e 2 gjyqtarëve të rinjë.
Shoqata e gjyqtarëve mban seminare dhe kollokfiumin (ripertrirje të diturise, provime) për gjyqtarë të boksit që të jenë sa më të aftë për gjykimin real dhe drejtimin e meqeve në boks.
Ky seminar ishte me rëndësi për arsye të ndryshimit të disa rregullave teknike në boks dhe ndryshimi i disa vendimeve të gjyqtarëve.
Seminari ishte i mirëseardhur sidomos për 4 gjyqtaë që do të paraqiten në provime për licence AIBA 1ylli në Zagreb të kroacisë.
Ligjerues për gjyqtar ishte gjyqtari me licence ndërkombëtare AIBA Latif Demolli, ndërsa tema kryesore të këtij seminari ishin”Ndryshimet e disa rregullave në poentim dhe ndryshimi dhe plotësimi i disa rregullave teknike në boks.
Gjithashtu gjyqtarët u njoftuan për ndryshimet më të reja gjatë një meqi për shkak të pandemisë virusit Covid19 që ka kapluar globin.Dhe garat do të mbahen sipas udhezimeve gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga Qeveria,,MSH , IKSHP .
Shoqata e gjyqtarëve pranoi edhe 2 gjyqtarë të rinje që kaluan provimet Filip Nue dhe Gazmend Gashi.