Dy të arta dhe dy të bronzta është numri i medaljeve të fituara nga ekipi ynë i boksit në Kampionatin Ballkanik “Zagreb 2021”.
Vëllezërit Shpëtim dhe Bashkim Bajoku (-52 kg) fituan medaljet e arta, ndërsa Patriot Behrami (-69 kg) e Besart Pireva (-81 kg) fituan të bronztat.
Bashkim Bajoku, Shpresë Olimpike 2021 e KOK-ut, në finalen e sotme mundi garuesin nga Serbia, Rade Joksimoviq, ndërsa Shtëpim Bajoku (-64 kg), triumfoi ndaj Rexhinaldo Zenelit të Shqipërisë.
Në total, Shpëtimi realizoi tri fitore, ndërsa Bashkimi dy. Boksi u paraqit me katër garues në Ballkanik dhe të gjithë fituan medalje.
Në këtë Kampionat drejtësinë e ndanë edhe katër gjyqtarë nga Kosova, Agim Shala, Agim Tahiraj, Visar Ibrahimi dhe Marigona Beadini, të cilët iu nënshkruan provimeve për gjyqtar ndërkombëtar të AIBA-s 1 yll.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e boksierëve tanë me në krye trajnerët Shefki Bogujevci e Besim Brahimi, derisa iu uron suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.