Boksierja Donjeta Sadiku, pas përgatitjeve në Sofje të Bullgarisë, sonte udhëton në Paris të Francës, në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që mbahen prej 4 – 8 qershor.
Donjeta me 4 qershor ndeshet me boksieren nga Suedia Agnesa Lexiussion.
Selektori Besim Brahimi beson dhe shpreson se Donjeta është në forme të mirë dhe pa problem do ta kaloje pengesën e parë kundër boksieres suedeze.
Boksierja Sadiku do ti ketë dy meçe dhe i nevojiten dy fitore për tu kualifikuar në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Federata e boksit i uron rrugë të mbarë dhe kthim me normë Olimpike.

