SELEKTORI
Neni 01. Selektori i reprezentacionit është person i kualifikuar profesionalisht dhe i aftë që drejt për së drejti të udhëheqë me punën profesioinale të reprezentacionit.
Neni 02. Selektori- emërohet nga Bordi i FBOXK-së pas publikimit të konkursit publik . Selektori kryen detyrën e vet në cilësinë e personit që ka marrëdhënie pune me FBOXK.
Përjashtim mund të jetë rasti kur personi e kryen këtë punë si veprimtari plotësuese me meditje ose me kompenzim, shumën e kompenzimit e cakton Bordi i FBOXK-së.
Neni 03. Selektorët e reprezentacioneve zgjedhen posaçërisht për ekipet e kategorive, kurse për punën e tyre i përgjigjen Bordit të FBOXK-së.
Neni 04. Selektor- mund të zgjedhet personi i cili përveç kushteve të parapara me ligj i plotëson edhe këto kushte: 1.Licencen (hirrjen) e trajnerit të Boksit AIBA 2.Rezultate të theksuara në punën profesionale dhe edukative në klubet elite.3.Përgatitje për të përfaqësuar dhe zhvilluar boksin – posedon rezultate të theksuara si trajner apo ish sportist Neni 05. Selektori- emërohet në parim në kohëzgjatje prej 1- 4 (katër ) viteve – një cikël olimpik. Pas skadimit të mandatit selektori – mundet prap të rizgjedhet në kët post.
Neni 06. Selektori- mund të shkarkohet nga detyra edhe para skadimit të mandatit: – nëse nuk plotësohet planprogrami i punës dhe për këtë shkak mungojnë rezultatet e reprezentacionit . – nëse me veprimet e tij e ulë renomen e BOKSIT e në veçanti ate të Kosovës. – Për shkaqe të parapara me ligj ose me marrëveshje të kontraktuar. Neni 07. Nëse Selektori- jep dorëheqje apo i pushojnë obligimet nga ndonjë arsye tjetër, Bordi i FBOXK-së emëron Ushtruesin e detyrës së selektorit deri në zgjedhjën e -selektorit të rinj.
Neni 08. Selektori në afat prej 30 ditëve nga emërimi i tij duhet të propozoj bashkëpunëtorët e tij si vijon: – 2 trajnerët bashkëpunëtorë – mjekun – fizioterapeutin.Bordi I FBOXK – propozon edhe zgjedhjen e selektorit të reprezentacioneve të grupmoshave të reja. – juniorëve , kadetëve, pionerëve dhe selektorin e femrave.
Neni 09. Detyrat dhe punët e Selektorit : – Hartimi i planit vjetorë të punës me reprezentacionet, të cilin e aprovon Bordi i FBOXK-së. – Hartimi i programit vjetor të punës me reprezentacionet sipas pjesëve dhe etapave . Caktimi i Listës së gjerë të reprezentuesëve për çdo paraqitje kohore. – Caktimi i Listës së ngusht të reprezentuesëve para çdo paraqitje të reprezentacionit . – Udhëheqja profesionale e stërvitjeve-ushtrimeve dhe garave të reprezentacionit.
Neni 10. Selektori-përcjell zhvillimin dhe përparimin e boksierëve të rinjë, kandidatëve të mundshëm për reprezentacion, si dhe punën, formën dhe rezultatet e tyre.
Neni 11. Selektori në mënyrë obligative bashkëpunon me boksierë, trajnerët e klubeve, Komisionin shëndetsorë si dhe me profesionistët e lëmive tjera, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për arritjën e rezultateve sa më të mira të Përfaqësuesës.
Neni 12. Me rastin e përzgjedhjes së kandidatëve të reprezentacioneve, është i obliguar bashkëpunimi me trajnerët e klubeve, në mbikqyrjen e përbashkët të realizimit të programeve individuale të punës.
Neni 13. Selektori duhet ti jep raport në formë të shkruar Bordit të FBOXK-së mbi përgatitjet dhe çdo garë në afat prej 30 ditësh nga përfundimi i aktivitetit.
Neni 14. Selektori është i obliguar që sipas ftesës së Bordit të FBOXK-sëtë merr pjesë në mbledhjet e tijë. Në fund të vitit kalendarik selektorët e të gjitha seleksioneve të reprezentacionit janë të obliguar të jepin raport me shkrim Bordit të FBOXK-së mbi punën dhe rezultatet për vitin e kaluar.