FEDERATA E BOKSIT E KOSOVËS FILLON NËNSHKRIMIN E KONTRATAVE ME SPONZORË

Federata e Boksit e Kosovës ka nisur sot nënshkrimin e kontratave me sponsorë, të cilët do të mbështesin boksin kosovar. Sponsori i parë i FBOXK-së, është kompania EXTRA AL PVC. Në emër të federatës, kontratën e nënshkroi kryetari, Enver Krasniqi, ndërsa në emër të kompanisë, pronari, Besnik Asllani.
Marrëveshja u lidh në kuadër të Ligjit për Sponsorizim. Në javët dhe muajt e ardhshëm, FBOXK do të nënshkruajë kontrata edhe me sponsorë të tjerë, me të cilët është në prag të finalizimit të marrëveshjeve.

Federata falënderon përzemërsisht kompaninë EXTRA AL PVC, e cila bashkë me sponsorët tjerë, do të jenë krahë i djathtë i aktiviteteve të federatës dhe boksierëve tanë.