Ekipi ynë kombëtar i boksit u nis sot në mëngjes për Budva, (Mal i Zi) në Kampionatin Evropian që do të fillojë nga data 15 tetor, deri më 23 tetor. Sot hidhet shorti dhe nesër e premte nga orën 15:00 fillon sesioni i parë i eliminimeve .
Selektori Besim Brahimi do të mbështetet në katër talentë për të arritur fitore për medalje.
Përbërja e Kosovës: Lorent Murati 57 kg / Loris Idrizi 67 kg / Leotrim Muli 71 kg / Taulant Jakupi 86 kg.