KOSOVA ME TRE (3) BOKSIER NË KAMPIONATIN BOTËROR NË BEOGRAD 24 TETOR – 06 NËNTOR 2021

Beogradi do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror të Boksit amator pas 43 viteve, në të cilin kampionat pritet të marrin pjesë rreth 650 garues nga 105 shtete. Në mesin e garuesve janë dhe tre boksierë nga Kosova të cilët i ka perzgjedhur selektori Besim Brahimi që do të garojnë në tri kategori në 54kg.Bashkim Bajoku, 63.5kg.Shpetim Bajoku dhe 71kg.Patriot Behrami.
Deri me tani nuk ka probleme me boksierët që shkojnë në kampionat dhe se presim trajtim të njëjtë si të gjithë pjesëmarrësit të tjerë.

Ditë më parë kishem një telefonatë nga përfaqësuesi i AIBA-s (delegate kryesor i kampionatit) lidhur me akomodimin dhe ardhjen dhe deri tani gjithçka është në rregull. Të njëjtin trajtim e kërkojmë me të gjithë pjesëmarrësit dhe ekipet kombëtare, sepse jemi anëtarë të AIBA-s që nga viti 2013 dhe të barabartë. Në rast se nuk ndodh,ne do të tërhiqemi dhe nuk do të marrim pjesë në kampionatin botëror në Beograd.

Boksierët tanë pas pergaditjeve bazike në Brezovic,kan vazhduar me pergaditjet taktiko-teknike dhe nga 06 tetori janë në përgaditje të perbashkëta me selektorin Besim Brahimin dhe trajnerin Lirim Shllaku deri me 22 tetor kur do të udhëtojnë në Beograd.

Duhet cek se boksieret Kosovarë nga kampionatet botërore medalje kanë Mehmet Bogujevci të argjentë,dhe Sami Buzolli të bronzët.

Sek. i pergjithshem i FboxK

Latif Demolli