Me 03.11.2021 Komisioni disiplinor i FBOXK mbajti mbledhjen dhe rishqyrtoi disa prej ankesave te delegateve per boksierët qe kan vepruar kunder rregullores se FboxK dhe komisioni muar keto vendime.
1.Komisioni disiplinor pas shqyrtimit të raportit të delegatit për boksierin e k.b.”Trepça” LAVDIM KRASNIQI i cili po e perserit të njejtin gabim që kishte bërë edhe vitin e kaluar në Shtime. Edhe në Kampionatin Individual 01-03.10.10.2021 në Mitrovicë, duke u vërsul dhe ofenduar personat zyrtar ku me dhunë tentoi ti merte listat poentuese edhe pse nuk arriti ti merte ato lista ai nuk kurseu asgje nga gjuha e tij ofenduese sharese dhe kercënuese ndaj gjithë zyrtarëve.
Komisioni mori vendim suspemdim të përjetshëm nga boksi për boksierin Lavdim Krasniqi ,duke filluar nga data e miratimit ë ketij Vendimi.
2.Komisioni disiplinor pas shqyrtimit të raportit të delegatit në turneun nderkombëtar “Adem Jashari” 20.11.2021 për boksierin e k.b.”Trepça” GENTRIT GASHI ku pas shpalljes së rezultatit zyrtar në shenjë revolte ndaj vendimit të gjyqtarëve nuk e pranon medaljen,andaj ky veprim bie ndesh me rregullat dhe me etiken e sportit,i njejti boksier shumë here bën veprime jo të mira sportive.
Komisioni disiplinor mori vendim sipas nenit 29 te rregullores disiplinore, boksierit Gentrit Gashi i shqiptohet masa disiplinore e denimit prej 3 muaj mospjesëmarje në garat zyrtare të FBOXK,duke filluar nga data e miratimit të ketij Vendimi.
3.Komisioni disiplinor pas shqyrtimit të raportit të delegatit në turneun nderkombëtar “Adem Jashari” 20.11.2021, për boksierin e k.b.”Gjakova 137” JOZEF RRASI i cili nuk paraqitet në ring dhe sipas perfaqesuesve të k.b.”Gjakova137” prindi i boksierit nuk ka lejuar të boksoi kunder boksierit Patriot Behramit.Boksieri Jozef Rrasi ishte në peshim dhe kishte ardh në Hotel “Grand” një nat më heret si gjith garuesit tjerë.Ky veprim bie ndesh me çdo normë dhe është shkelje e rëndë e rregullave sportive.
Komisioni disiplinor mori vendim sipas nenit 45 te rregullores disciplinore që boksierit Jozef Rrasit ti shqiptohet masa disciplinore e denimit prej 3 muaj mospjesëmarje në garat zyrtare të FBOXK ,duke filluar nga data e pruarjes së ketij Vendimi.
Komisioni Disiplinor:
1. Fatmir Makolli –kryetar
2. Halil Kurhasku – antar
3. Liridona Beadini – antar
4. Ragip Bytyqi – antar
5. Petrit Godeni – antar