1).SEMINARI PËR GJYQTARË, DELEGAT DHE MJEK SPORTIV
2).KUVENDI I RREGULLT I PUNËS DHE ZGJEDHOR I SHOQATËS SË GJYQTARËVE TË KOSOVËS
1).Federata e boksit e Kosovës përkatësisht Shoqata e gjyqtarëve të boksit sot me 05.03.2022 mbajti seminarin dhe kollokfiumin (provimet) për gjyqtarë, si dhe seminare për delegate dhe mjek sportive.
Në kët seminar ishin prezent 15 pjesëmarrës, para fillimit të sezonit pranveror të garave në boks shoqata e gjyqtarëve mbanë seminarin dhe kollokfiumin (ripërtrirje të diturise, provime) për gjyqtarë të boksit që të jenë sa më të aftë për gjykimin real dhe drejtimin e meqeve gjatë sezonit pranveror.
Ky seminar ishte me rëndesi për arsye të ndryshimit të disa rregullave teknike në boks dhe ndryshimi i disa vendimeve të gjyqtarëve.
Ligjerues për gjyqtar ishin gjyqtarët me licence ndërkombëtare AIBA Latif Demolli, ndërsa tema kryesore të ketij seminari ishin”Ndryshimet e disa rregullave në poentim dhe ndryshimi dhe plotësimi i disa rregullave teknike në boks”,”Lëndimi i dyanshëm i boksierëve në ring, ndërprerje e duelit (RSC,RSC-I,ABD.DIQ,KO-H,KO-B,,WO)Sylejman Voca, informuan mbi punen e delegatit para fillimit të meqit dhe deri me përfundimin e meqit dhe kompetencat e tyre, si dhe ndryshimi I kategorive të boksiereve.
Përpos Sylejman Vocës nga delegatet ishin Nadir Shllaku dhe Fadil Syla.Ky seminar ishte i mirseardhur për gjyqtarë, delegate dh mjek sportive për arsye të njohjes së ndryshimeve dhe plotsimeve më të reja nga rregullat teknike të IBA-se.
2).Sot njëherit u mbajt edhe kuvendi i rregullt dhe zgjedhor i shoqatës së gjyqtarëve ku kryetari i deritashëm Latif Demolli për shkak të postit të ri i emruar nga muaji gushtë sekretar i përgjithshem i FboxK dha dorëheqje nga posti i kryetarit të shoqatës së gjyqtarëve.
Kryetar i ri i shoqatës së gjyqtarëve u zgjodh Agim Tahiraj, ndërsa sekretar Luan Krasniqi.