KOSOVA SIGUROI DY MEDALJE NË KAMPIONATIN EVROPIAN SOFIA 2022

Taulant Jakupi dhe Donat Syla siguruan medaljet e bronzëta
Sot me 18 prill nga ora 18:00. në ring u paraqiten boksierja 70kg.Alnera Brahimi e cila humbi në të tetën e finales kundër boksieres nga Hungarija Kovacs Nikolett, Në qerekfinale në luftë për medalje 86kg.Taulant Jakupi boksoi kundër boksierit nga Armenia Aleksanyan Aghvan, korri fitore dhe siguroi medaljen e bronzët, me 20 prill bokson për tu kualifikuar në finale.
Poashtu medaljen e bronzët e siguroi në 92kg.Donat Syla i cili sonte në qerekfinale mundi boksierin nga Moldavia Cojocari Daniel dhe u kualifikua për gjysmëfinale.
Selektori Faton Xhakli është i kenaqur me boksin që treguan boksierët tanë dhe sigurimin e dy medaljeve që është sukses në mesin e 40 shteteve.
Në kët Kampionat Evropian drejtësin po ndanë edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.