Dy boksierët e rinj, Taulant Jakupi dhe Donat Syla, pësuan humbje në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian U-18, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Të dy e mbyllën Evropianin me medalje të bronzta, pas fitoreve të shënuara në çerekfinale.
Fitimi i dy medaljeve të bronzta në një garë të nivel të tillë, vlerësohet sukses për Federatën e Boksit të Kosovës, e cila në Evropian u përfaqësua edhe me gjyqtarin Latif Demolli, i cili po e ndanë drejtësinë.