Me 05 Maj Në Hotel “Sirius” në Prishtinë, Federata e Boksit e Kosovës mbajti Kuvendin e rregullt të punës.
Kuvendi u përfaqësua nga gjithsejt 28 klube dhe 35 delegat nga 45 që numërojnë klubet plus 3 delegat nga tri shoqatat: Gjyqtarëve, trajnerëve dhe delegatëve, gjithsejt 38 delegat me të drejt vote.
Present për të vëzhguar procesin e Kuvendit nga afër ishin Znj. Adelina Bacaj nga DSK dhe nënkryetari I KOK z. Gazmend Maxhuni.
RENDI I DITËS:
1. Zgjedhja e kryesisë së punës (Kryesia e punës së Kuvedit prej 3 anëtarësh)
2. Zgjedhja e pocesmbajtësit
3. Zgjedhja e Komisionit Verifikues të mandateve të delegatëve
4. Pranimi I klubeve të reja
5. Raporti I punës së FboxK për vitin 2021
6. Raporti financiar I FboxK për vitin 2021
7. Programi I punës për vitin 2022
8. Programi financiar për vitin 2022
9. Të ndryshme
Kryesia e punës së Kuvendit
1. Enver Krasniqi
2. Sylejman Voca
3. Latif Demolli
Komisioni verifikues
1. Ragib Bytyqi
2. Agim Tahiraj
3. Petrit Godeni
Procesmbajtës
1. Halil Kurhasku
Pas aprovimit të të gjitha pikave të rendit të ditës dhe programit të punës dhe financiar për vitin 2021 dhe programit të punës dhe financiar për vitin 2022, u aprovuan njëzërit të gjitha pikat dhe propozimet.
Kryetari I FboxK z.Enver Krasniqi, Nënkryetari z. Sylejman Voca dhe Sekretari z.Latif Demolli raportuan për programin e punës për vitin 2021 dhe paraqitën planëprgramin për vitin 2022.
Këshilli mbikqyrës i FboxK, konstatoi se në bazë të Raportit Financiar i paraqitur nga ana e shëbimit të auditimit të jashtëm dhe të mbrendshëm të FboxK- së, u konstatua se mjetet e caktuara janë përdorur në mënyrë të drejt dhe profesionale.
Kuvendi pranoi 4 klube të reja në FboxK: K.B.“ BB KASTRATI” nga Rahoveci, K.B.”FIGHT FACTORY” nga Prishtina, K.B.”AMATOR PROFI PEJA” nga Peja dhe K.B.”UNITETI” nga Fushë Kosova
Tani FboxK numëron gjithsejt 32 klube.