Kombëtarja e Kosovës është përgatitur maksimalisht për turneun ndërkombëtar “Arena Kup”, që mbahet nesër në Shkup.
Federata e Boksit e Kosovës pret rezultate të mira në këtë sfidë.
“Kombëtarja e Kosovës (17-18 vjeçar) 2004-2005 udhëtoi sot në Shkup për të marr pjesë në turneun ndërkombëtarë “Arena Kup”, i cili do të mbahet me 25 qershor.
Kosova do të përfaqësohet 57 kg Bajram Zymi, 60 kg Dion Kunushevci, 63.5 kg Planet Berisha, 86 kg Taulant Jakupi, 92 kg Donat Syla dhe trajneri Lirim Shllaku”.
Turneu pritet të jetë i fortë, ndërsa boksierët tanë synojnë medalje.