NJOFTIM PËR TË GJITHË TRAJNERËT E LICENCUAR TË FEDERATËS SË BOKSIT TË KOSOVËS

NGA KOMITETI OLIMPIK I KOSOVES- KOK PËR TË GJITHA FEDERATAT

Të nderuar përfaqesues të Federatave,

DOSB- Konfederata e Sporteve Olimpike Gjermane dhe Komiteti Olimpik i Maqedonise se Veriut, kanë dërguar ftesën për trajnim,bazuar ne axhendën Olimpike 2020+5 të Kartes Olimpike për të forcuar rolin dhe rendesine e sportit.

Si Konfederata e Sporteve Olimpike Gjermane (DOSB) ashtu edhe Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut (MOK) besojnë në potencialin e sportit për zhvillim social, shendetesor e kulturor

Komiteti Olimpik i Maqedonise se Veriut dhe DOSB janë partnerë në një Trajnim Ndërkombëtar të Ekspertëve (IET). Trajnimi për trajnerë dhe instruktorë ofron njohuri të avancuara përmes metodave te reja të trajnimit.

Ftesa ofron trajnimin për një ose dy pjesëmarrës për një KO.Trajnimi është njëjavor dhe mbahet në Shkup, Maqedoni të Veriut në fund të gushtit/fillim të shtatorit. Si kushte per pjesemarrje janë: kandidatet te jene nga Federatat Olimpike dhe njohja e gjuhes angleze.

Ju lutem te na dergoni nominimet nga Federta juaj per tranim së bashku me CV -të e kandifatëve të nominuar.me se largu deri te Premten ne ora 12:00.

Selektimi i kandidateve do te behet nga ana e organizatorit.

Shpresojmë që kjo ftese eshte interesante dhe përfituese për federatën tuaj.

Me respekt