Boksierja Donjeta Sadiku ka treguar zemër të madhe duke arritur në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Ajo dëshmoi klasin e saj në përballje me boksieren nga Greqia, Marinela Cani.
“Fitore bindëse e Donjeta Sadikut.
Medalistja botërore. Donjeta Sadiku (60 kg) sot në të tetën e finales mundi bindshëm 5:0 boksieren nga Greqia Marinela Cani dhe u kualifikua për çerekfinale
Donjeta me 19 tetor bokson për medalje me boksieren nga Rumania Marin Loredana Andreea”, njofton Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.