Mbledhja e Bordit të FboxK me trajnerë, gjyqtarë dhe delegat

Bordi i Federates së boksit organizoi një mbledhje të përbashket me trajner, gjyqtarë dhe delegate, u diskutua për fillimin e mbar të garave në vitin 2023, dhe u morën disa vendime.

VENDIMET:

1.Turnet e boksit-obligative sigurimi në palester (policor, privat ).

2.Çdo klub të ketë obligative listat e gjyqtarëve dhe delegatëve.

3.Në këndin e ringut mund të jenë vetëm trajnerët me licencë të trajnerit.

4.Nuk ka komunikim trajner dhe gjyqtar gjatë dueleve.

5.Meditjet e gjyqtarëve do te jenë 50.00€ ndërsa e delegatit 60.00 €

6.Nikoqiri i organizimit të turneut nuk e ka obligative të paguaj ushqimin për musafir në organizimet në Kosovë.

7.Qdo klub duhet deri me 31 mars të bëjë kotizimin për vitin 2023 në FboxK.

8.Librezat e garuesve duhet të jenë të regjistruara për vitin 2023 dhe të kenë kontrollimet mjeksore brenda 6 muajve.

9.Klubet të bëjnë – Kontratat me boksier

10.Sipas MKRS afati i fundit për dorzimin e dokumentave për licencimin e klubeve është deri me 31 Mars.

11.Licencimi I klubeve të mbetura

12.Lajmrimi i turneve të klubeve në kalendarin e FBOXK .