Ekipi i Kosovës në boks nesër udhëton në Bullgari që të marr pjesë në turneun më të madhin ndërkombëtar në kalendarin e federatës botërore IBA “ STRANDJA” i 74 me rradhë që do të mbahet nga 20 deri më 26 shkurt 2023 në Sofje të Bullgaris.
Kosova përfaqësohet me medalisten botërore boksieren 60kg.Donjeta Sadiku dhe boksierët: 54kg.Bashkim Bajoku, medalistin e Lojrave Mesdhetare 63.50kg.Shpetim Bajoku, 67kg.Loris Idrizi, 71kg.Patriot Behrami, selektorët Besim Brahimi, Faton Xhakli, trajneren Marjola Sallauka dhe gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli që do të ndaj drejtësinë.
Në këtë turne janë paraqitur të marin pjesë 42 shtete nga 6 kontinente një mini kampionat botëror me më shumë se 450 përfaqësues nga e gjithë bota 290 meshkuj dhe 160 femra, konkurenca do të jetë mjaft e forte.
Ky turne do të jetë i mirsëardhur për femra para kampionatit botëror që mbahet në muajin Mars në Indi, dhe për meshkuj para kampionatit botëror që mbahet në Maj në Uzbegistan.