Sot me 08 prill në Shtëpine e Sporteve në Prishtinë u mbajt Kuvendi i Rregullt i punës i Federatës së Boksit të Kosovës për vitin 2022 ,morën pjesë 17 delegat nga gjithsejt 23.
Pas aprovimit të të gjitha pikave te rendit të ditës, programit të punës dhe financiar të vitit 2022 dhe programit të punës dhe financiar 2023 ku u aprovuan një zërit të gjitha pikat dhe propozimet.
Kryetari Enver Krasniqi raportoj për programin e punës për vitin 2022 dhe ceku se ishte viti më i suksesshëm i FboxK.Gjithashtu z.v.kryetari Sylejman Voca raportoj për punën që është bërë gjatë vitit 2022 dhe mirëvajtjen e turneve të organizuara nga klubet në Kosovë dhe ceku se pagesën e gjyqtarëve, delegatit në turnet e hapura i ka kryer kryetari Enver Krasniqi.
Sekretari Latif Demolli raportoj për punën dhe organizimin e garave ndërkombëtare në vend dhe jashta vendit, dhe paraqiti planprogramin e punës dhe financiar për vitin 2023, poashtu ceki se rëndësi e posatshme këtë vit është ti japim prioritet përgaditjeve në kampe të ndryshme ndërkombëtare garuesve që do të marin pjesë në kualifikimet në Poloni në muajin qershor për Lojrat Olimpike Paris 2024.
Delegatët e klubeve të pranishëm Viktor Zefi, Hajdin Balaj, Sami Kryeziu, Musli Zymberi, Burhan Xhafa, Marigona Beadini, Mehmet Haxhani etj. diskutuan për vështersit që i kanë në klubet e tyre dhe kërkuan kampe mbrenda Kosovës dhe më shumë turne të boksit në Kosovë që e kanë obligim gjdo klub të organizoj 2 turne mbrenda vitit, por më se 50% të klubeve nuk kanë organizuar asnjë turne.Dhe u morë vendim që gjdo klub më së paku 1 turne të organizoj gjatë vitit.
Në kuvend prezent ishin nënkryetari i KOK-ut z.Gazmend Maxhuni dhe zyrtari nga MKRS z.Fatlum Grajçevci.