DONJETA SADIKU E GATSHME PËR TURNEUN NDËRKOMBËTAR “ÇESME”NË IZMIR (TURQI) 22 PRILL – 01 MAJ 2023

Boksierja Donjeta Sadiku është në formë të mirë dhe e gatshme për turneun e madh ndërkombëtar “Çesme” që mbahet në Izmir të Turqisë nga data 22 Prill – 01 Maj, kështu është shprehur trajnerja Marjola Sallauka e cila së bashku me Donjetën nga 10 deri me 21 prillë janë në pergaditje në kampin ndërkombëtar në Izmir (Turqi).

Këto pergaditje dhe ky turne janë të mirëseardhura për Donjeta Sadikun e cila duhet të ruaj formen dhe të vazhdojë me pergaditje që të jetë e gatshme për garat kualifikuese për Lojrat Olimpike Parisi 2024 që do të mbahen në Krakow të Polonisë nga 21 qershor – 2 korrik.