BOKSIERËT E KOMBËTARES VAZHDOJNË ME PËRGADITJET INTENZIVE

Boksierët e kombëtares së Kosovës janë në përgaditjet e përbashketa në Prishtinë nga 13 prilli 2023.

Sipas planprogramit të paraparë nga selektori Besim Brahimi dhe trajneri i kombëtares Mehmet Haxhani faza përgaditore po shkon në mënyrë të shkelqyer ku po ushtrohet me intenzitet të lartë profesional dhe atë dy here në ditë, ushtrimet e paradites po mbahen në ambientin e hapur në parkun e Gërrmisë ndërsa pasditja në palester.

Gjatë fazës përgaditore përpos dyshes së trajnerëve Brahimi dhe Haxhani për ti ndihmuar gjatë stervitjeve ju ka ardhë në ndihme trajnerët e mirënjohur Faton Xhakli dhe Agim Tahiraj të cilët se bashku po bëjnë një punë të jashtëzakonshme.

Këto përgaditje janë të mirëseardhura për boksierët senior para garave ndërkombëtare që i presin në muajt në vijim: Kampionati Botëror në Tashkent (Uzbekistan) 01 – 14 Maj,-Turneu ndërkombëtar në Çeki, turneu ndërkombëtar në Hungari, turneu ndërkombëtar në Shkoder, turneu ndërkombëtar në Hungari, turneu ndërkombetar në Kroaci etj.

Boksierët pas këtyre pregaditjeve do të vazhdoj me përgaditje speciale për kampionatin botëror.