BADALLAJ I ARGJENDTË
Boksieri ynë, Ensar Badallaj, fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian për shkollarë, të mbajtur në Maribor të Sllovenisë. Badallaj shënoi tri fitore, ndërsa u mund në finale nga Florin Almeanu i Rumanisë, kategoria -57 kg. Ensari dëshmoi se ka të ardhme të ndritur në boksin kosovar. Drejtësinë gjatë Kampionatit dhe në finale e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli. Urime Ensarit, përzgjedhësit Besnik Vranovci dhe FBOXK-së.