Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ka caktuar vendet mikpritëse dhe datat për turnetë kualifikues botëror të boksit për në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Për shkak të pezullimit të Federatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA) nga IOC, edhe këtë herë garat kualifikuese për LO Paris 2024 i organizon ‘task forca’ e aranzhuar nga IOC.
Kështu, turneu i parë kualifikues botëror do të mbahet në Busto Arsizio të Italisë, prej 29 shkurt deri më 12 mars 2024, ku do të ndahen 49 kuota, 21 për femrat dhe 28 për meshkujt nga të gjitha kategoritë.
Vendi mikpritës për turneun e dytë kualifikues është caktuar Bangkoku i Tailandës, prej 23 maj deri më 3 qershor 2024, ku do të ndahen 51 kuotat e fundit për të dyja konkurrencat.
Boksierët tanë në Lojërat Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023 humbën mundësinë e parë për të fituar normën olimpike, por të dy turnetë e lartpërmendur janë mundësitë e fundit për të marrë ‘vizën’ për Paris 2024.
Favoritja kryesore për të fituar normën olimpike është Donjeta Sadiku, kategoria 60 kg, ku në të dy turnet e vitit të ardhshëm, mund të kualifikohet nëse zë njërën nga tri pozitat e para.
Gjasa të mira ka edhe Shpetim Bajoku, kategoria 63.5 kg, i cili për të fituar normën duhet të përfundojë në katër të parët në turneun e parë ose në pesë të parët në turneun e dytë. E njëjta vlen edhe Patriot Behramin (71 kg), ndërsa Bashkim Bajokut (51 kg) i duhet të jetë në katër të parët në turneun e parë ose të dytë.
Garuesit e kualifikuar deri më tani nga Lojërat Evropiane 2023, dhe atë që do të kualifikohen në turnet kontinental të Afrizë, Azisë, Oqeanisë dhe Amerikës.